TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Qershor 2023, 17:11

Frikë se Putin mund ta ekzekutojë me ‘snajper’, Prigozhin strehohet në një hotel pa dritare

Shkruar nga Pamfleti

Frikë se Putin mund ta ekzekutojë me ‘snajper’, Prigozhin

Kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është njoftuar se ka mbërritur ditën e sotme në Bjellorusi dhe sipas një zyrtari të inteligjencës amerikane, ai është strehuar në një nga hotelet e pakta në Minsk që nuk kanë asnjë dritare.

Ai është në një nga hotelet e vetme në Minsk që nuk ka asnjë dritare”, tha kryetari i Inteligjencës së Senatit të SHBA, Mark Warner, për NBC News.

Sipas tij Prigozhin dhe autoritete bjelloruse të cilat kanë marrë përsipër të sigurojnë jetën e tij i druhen një atentati që mund të vij nga shërbimi sekret rus. Megjithatë spekulime të shumta ka ende rreth kreut të Wagner i cili që prej ditës së shtunë, nuk është parë askund.

Ai thjesht ka postuar dje në kanalin e tij telegram një video ku sqaronte arsyet e tërheqjes nga kundërofensiva. Por në rrjet ka dyshime se ai mund të jetë rrëmbyer nga shërbimi rus, megjithatë të gjitha këto mbeten në radhën e teorive të internetit të cilat nuk mund të konfirmohen.

Megjithatë, kujtojmë se Prigozhin shkoi në Bjellorusi si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund rebelimit të armatosur të grupit të ti.

putin wagner prigozhin

Lini një Përgjigje