
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim për personelin ushtarak të mbledhur në Kremlin, pas rebelimit të kreu të Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Ai falenderoi ushtarët dhe oficerët pasi penguan trazirat dhe mbrojtën jetën e popullit rus.
“Ushtarët dhe oficerët janë mbrojtësit e vërtetë të atdheut, të cilët edhe në një kohë të vështirë për vendin, bashkë me bashkëluftëtarët e tyre, penguan trazirat, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të rezultonin në kaos. Ju mbrojtët kushtetutën, jetët, sigurinë dhe lirinë e popullit tonë. Ju shpëtuat atdheun tonë nga trazirat”, tha Putin.
Ai u shpreh se nëse rebelimi i Wagner nuk do të ishte ndërprerë, Rusia do të humbiste të gjitha fitoret e saj në Ukrainë.
“Nuk dihet se çfarë mund të kishte mbetur nga ky vend”, vijoi presidenti rus.
Lidhur me rebelimin e mercenarëve të Prigozhin, Putin tha se nuk ka qenë e nevojshme për Moskën që të thërrasë për shërbim ushtarët e angazhuar në Ukrainë.
Sipas tij, Wagner është mbështetur plotësisht nga shteti rus dhe se Prigozhin ka përfituar një pasuri të madhe falë kësaj.
Lini një Përgjigje