TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Tetor 2024, 16:08

Publikohen pamjet e sulmit në Turqi, momenti kur hapet zjarr ndaj policisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet e sulmit në Turqi, momenti kur hapet zjarr ndaj

Mediat turke raportojnë për përleshje të armatosura në Ankara mes forcave speciale dhe terroristëve. Te porta e qendrës së industrisë ajrore shpërtheu një autobombë, ndërsa më pas një grup i armatosur hapi zjarr. 2 persona raportohen të vdekur deri në këto momente, ndërsa ka edhe të plagosur.

Sulmi terrorist u krye kundër objektit “TUSAS” (Qendra për industrinë ajrore).

Atentatorët hapën zjarr ndaj njerëzve dhe rojeve të objektit. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e sigurisë, ekipet mjekësore dhe zjarrfikëset.

Forcat speciale turke dhe terroristët po zhvillojnë luftime në objektin e sulmuar, raportojnë mediat e Ankarasë.

 

 

Lini një Përgjigje