TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Tetor 2024, 14:55

Orban kritika të forta ndaj BE: Udhëheqësit evropianë e kanë çuar Perëndimin në një luftë të pashpresë!

Shkruar nga Pamfleti

Orban kritika të forta ndaj BE: Udhëheqësit evropianë e

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mbajtur fjalim të gjatë me rastin e shënimit të përvjetorit të revolucionit të vitit 1956, i cili përfshinte kryengritjen kundër sundimit sovjetik.

Pas kësaj, fjalimi vazhdoi duke komentuar luftën në Ukrainë. Ai tha se udhëheqësit europianë e kanë çuar Perëndimin në një luftë të pashpresë.

“Palët janë në konflikt tash e tre vjet dhe rreziku i përhapjes së luftës po rritet. Në 70 vjetët e fundit, ne kurrë nuk kemi qenë kaq afër një lufte botërore. Udhëheqësit evropianë e kanë çuar Perëndimin në një luftë të pashpresë. Thelbi i ‘planit të fitores’ që po prezantohet është përhapja e luftës, ftesa e Ukrainës në NATO dhe zhvendosja e luftës në tokën ruse”, u shpreh kryeministri hungarez.

Ai deklaroi gjithashtu se me këtë plan Ukraina angazhohet që me ushtrinë e saj të garantojë sigurinë e të gjithë Evropës.

Me fjalë të tjera, ne hungarezët do të zgjoheshim një mëngjes dhe do të zbulonim se ushtarët sllavë nga lindja janë vendosur përsëri në Hungari. Ne nuk e duam këtë, por presioni nga Brukseli po rritet çdo ditë. Ne hungarezët duhet të vendosim nëse duam të shkojmë në luftë kundër Rusisë. Një Hungari e pavarur është e papranueshme për Brukselin, dhe kjo është arsyeja pse duan të instalojnë qeveri kukull”, theksoi Orban.

Lini një Përgjigje