TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Dhjetor 2023, 17:58

Pse i interesojnë votat e serbëve të Kosovës Vuçiçit?

Shkruar nga Pamfleti

Pse i interesojnë votat e serbëve të Kosovës

Ditën e sotme në Serbi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe ato lokale. Zgjedhje këto të cilat erdhën pas protestave masive nga opozita, të nxituar nga sulmet me armë në disa shkolla në Beograd, ku si pasojë mbetën të vrarë disa nxënës.

Gazetari Xhemajl Rexha është shprehur se rreth 100 mijë serbë që jetojnë në Kosovë kanë udhëtuar drejt Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhje. Duke qenë se është një shifër e lartë votuesish, Vuçiçit i intereson që ata të votojnë, pasi mund të ndryshojnë shumëçka në rezultatin përfundimtar.

Në një intervistë për Euronews Albania, më tej ai theksoi se është hera e tretë që në Kosovë nuk lejohen zgjedhjet.

Sipas disa shifrave, numri i atyre serbëve që jetojnë në Kosovë dhe që kanë të drejtë vote mund të shkojnë deri në 100 mijë. Është hera e tretë që nuk lejohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë dhe një numër i konsiderueshëm, kanë shkuar për të votuar. Në Kosovë jeton një numër i madh i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe ata janë organizuar”, tha ai.

serbia kosova vuçiç

Lini një Përgjigje