TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Qershor 2024, 16:45

Provokon Lavrov: SHBA dhe aleatët e saj në Evropë po ringjallin nazizmin

Shkruar nga Pamfleti

Provokon Lavrov: SHBA dhe aleatët e saj në Evropë po ringjallin

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre në Evropë po përpiqen të nxisin ekstremizmin si në Ukrainë, ashtu edhe në vendet e BE-së.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm kuban, Bruno Rodriguez, në Moskë, Lavrov tha se ekziston rreziku i një ringjalljeje të nazizmit.

“Kërcënimi i një zhvillimi të tillë të ngjarjeve, për fat të keq, ekziston për shkak të politikës së Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj evropianë, të cilët përpiqen në çdo mënyrë të nxisin ndjen nacionalistët ultra-radikalë dhe ndjenjat e drejtpërdrejta neo-naziste, duke përfshirë edhe Ukrainën, e cila po përdoret për luftën kundër Federatës Ruse. Por edhe në disa vende të Bashkimit Evropian, të cilat sipas deklaratave të Brukselit janë model demokracie”, u shpreh Lavrov.

Lini një Përgjigje