TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Qershor 2024, 08:40

Oficer në pension, zhduket turisti amerikan në ishullin grek

Shkruar nga Pamfleti

Oficer në pension, zhduket turisti amerikan në ishullin grek

Një turist  amerikan është zhdukur në ishullin Amorgos në Greqi.

Sipas informacioneve, 59-vjeçari, i cili është një  oficer policie në pension,  banues në  Los Angeles, ka shkuar për shëtitje mëngjesin e së martës (11/6) në një pjesë të vështirë të ishullit dhe që atëherë ka humbur gjurmët.

Shoku i tij u shqetësua dhe njoftoi autoritetet.

Miku i policit në pension tha se 59-vjeçari është nisur në orën 7:05 të mëngjesit, duke ecur i vetëm nga Aegiali dhe me destinacion përfundimtar Katapolën.

Shëtitja ishte parashikuar të zgjaste 4 orë e 5 minuta.

Por në orën 15:20 ai u shqetësua kur kuptoi se miku i tij nuk ishte kthyer dhe filloi ta telefononte, por pa marrë përgjigje.

Polici në pension kishte me vete dy telefona me numra francezë dhe amerikanë, ndërsa komunikimi i fundit i tij ishte me motrën e tij, në orën 07:20 të mëngjesit, 15 minuta pasi kishte nisur ecjen.

Oficerët e policisë në ishull nisën menjëherë kërkimet për vendndodhjen e tij, me ndihmën e zjarrfikësve dhe një grupi shpëtimtarësh vullnetarë. Pavarësisht kërkimeve nuk ka ende asnjë gjurmë nga polici 59-vjeçar.

Njëkohësisht kompanive të telefonisë celulare u është dërguar një kërkesë për lokalizimin e sinjaleve të celularëve që 59-vjeçari dispononte.

Lini një Përgjigje