
Djali i presidentit amerikan Joe Biden është shpallur fajtor pas akuzave ndaj tij për mashtrim në formularin e vetëdeklarimit.
Ai u shpreh se nuk ishte konsumator i lëndëve narkotike teksa bleu në mënyrë ilegale një armë. Ky është rasti i parë, ku një fëmijë i një presidenti në detyrë dënohet për krim.
Vendimi u dha nga Gjykata Federal, ndërkohë dënimi maksimal që mund të marrë është 25 vite por për këtë vendim duhet pritur fjala e fundit nga gjyqtarja e çështjes.
Ky vendim u mor, pasi gjyqtarët kanë dëgjuar me vëmendje provat e dëshmitarëve në gjyqin penal të profilit të lartë.
"Provat ishin personale, të shëmtuara dhe të shumta. Por paraqitja e këtyre provave ishte gjithashtu e nevojshme", tha prokurori Leo Wise para 12 anëtarëve të jurisë gjatë fjalëve paraqitjes së argumenteve mbyllëse në gjyqin ndaj djalit të presidentit Joe Boden, Hunter Biden.
-Dënimi maksimal për deklarim të rremë në blerjen e armës është 10 vite.
-Dënimi maksimal për bërjen e një deklarate të rreme në lidhje me informacionin që kërkohet të mbahet nga tregtari federal i licencuar i armëve të zjarrit është 5 vite.
-Dënimi maksimal për mbajtjen e armës së zjarrit nga një person që është përdorues i paligjshëm ose i varur nga një substancë e kontrolluar është 10 vite.
Lini një Përgjigje