
A do të përfundojë kjo lojë e pushtetit në favor të Turqisë, apo vala e protestave dhe presioni i huaj do ta detyrojë Erdoganin të tërhiqet?
Përballë protestave për arrestimin e kryebashkiakut opozitar të Stambollit, qeveria turke ka gjetur fajtorët e saj: Greqinë dhe Izraelin, dy pengesa për ambiciet e saj në Mesdheun lindor.
Turqia është sërish në qendër të një sulmi social dhe politik. Protestat masive që kanë shpërthyer pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, rival i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, tregojnë pakënaqësi me presidencën islamike – apo ka diçka më shumë?
Qeveria turke beson se fuqitë e huaja, rivalët rajonalë Izraeli dhe Greqia, po i nxisin njerëzit në rrugë dhe sipas tij, protestat janë pjesë e planeve më të mëdha për të dobësuar shtetin.
Protestat përkojnë me përfshirjen e Turqisë në ngatërresat rajonale si Siria pas rënies së regjimit të Asadit dhe tensionet në Mesdheun Lindor. Administrata e Erdogan akuzon Izraelin se po përdor "tentakulat" e tij mediatike për të krijuar trazira dhe për të përkeqësuar krizën. Erdogan fajëson gjithashtu Greqinë, me historinë e saj të mosmarrëveshjeve mbi kufijtë në Detin Egje dhe Qipro, si dhe për gazin në Mesdheun Lindor.
Sa herë që takohen zyrtarët grekë dhe izraelitë, dyshimet e Erdoganit shtohen, por a janë Greqia dhe Izraeli bashkë kundër Turqisë?
Komploti i huaj
Turqia e sheh Izraelin si një fuqi të madhe për sa i përket aftësisë së tij për të mobilizuar mediat botërore dhe beson se po i shtyn mediat të ekzagjerojnë shtrirjen e protestave anti-Erdogan dhe të destabilizojnë qeverinë turke.
Edhe pse Turqia dhe Izraeli kanë pasur një marrëdhënie të trazuar në të kaluarën, veçanërisht në 20 vitet që islamistët kanë qeverisur Turqinë, armiqësia mes dy vende ka hyrë në një fazë të re. Kjo për shkak të mbështetjes së Erdoganit për palestinezët e Gazës dhe armiqësisë ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe politikave të tij luftarake në Gaza dhe Liban.
Kampi i Erdoganit beson se mediat globale – të ndikuar nga Izraeli – kanë punuar për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të presidentit turk dhe për ta portretizuar administratën e tij si në prag të kolapsit. Erdogan thotë se kjo është një luftë propagandistike, që po bëhet kundër qeverisë turke dhe jo një çështje e pakënaqësisë popullore.
Sërish Greqia
Greqia dhe Turqia kanë pasur prej kohësh lidhje të vështira pavarësisht përpjekjeve për dialog. Edhe pse të dyja shtetet janë në NATO, por pakënaqësitë e ndërsjella nuk janë kurrë larg. Mosmarrëveshjet e gjata të dy vendeve mbi Qipron, ujërat e Egjeut dhe çështjet e sigurisë kanë bërë që qeveria e Erdogan ta shohë Athinën si një armik historik. Tani që Turqia është përfshirë në protesta, duket se Greqia sheh një mundësi për të forcuar pozicionin e saj në rajon përmes një aleance me Izraelin.
Erdogan ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Greqinë se mund të presë një përgjigje të fortë për çdo lëvizje armiqësore. Duke u përpjekur të mbledhë mbështetjen e popullit turk, Erdogan ka paralajmëruar vazhdimisht Greqinë se mund të presë një përgjigje të ashpër ndaj çdo lëvizjeje armiqësore. Përballë sfidave ekonomike, sociale dhe politike, Erdogan ka nevojë për një strategji mbijetese; në rrethana të tilla, paraqitja e një armiku të jashtëm mund të jetë gjithmonë një nga mjetet më efektive për të bashkuar njerëzit.
A mund të llogarisë ai këtu në patriotizmin e kombit dhe disi të diskreditojë mijëra protestues si një pakicë dhe jo përfaqësuese e shumicës së turqve?
Pika e konfliktit rajonal
Konkurrenca mes Turqisë, Greqisë dhe Izraelit nuk kufizohet vetëm në çështjet e brendshme në Turqi. Ajo po zhvillohet në një kuadër më të gjerë dhe në nivel rajonal. Nga lufta civile siriane te kriza palestineze dhe mosmarrëveshja për gazin në Mesdhe, të tre vendet po përpiqen të konsolidojnë pozicionin e tyre në këtë ekuacion kompleks.
A do të përfundojë kjo lojë e pushtetit në favor të Turqisë, apo vala e protestave dhe presioni i huaj do ta detyrojë Erdoganin të tërhiqet? Përgjigja për këtë pyetje do të bëhet e qartë në javët dhe muajt e ardhshëm.
Por një gjë është e sigurt: Mesdheu Lindor mbetet në prag të një shpërthimi të ri dhe çdo lëvizje politike mund të jetë shkëndija për një krizë më të madhe./Përshtati “Pamfleti” nga WorldChrunch”
Lini një Përgjigje