TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Mars 2025, 19:08

Trump kërcënon sërish Iranin: Do t'iu bombardojmë nëse nuk pranoni marrëveshjen bërthamore!

Shkruar nga Pamfleti

Trump kërcënon sërish Iranin: Do t'iu bombardojmë

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Iranin se nëse nuk pranon një marrëveshje për armët bërthamore do të përballet me një reagim te ashpër ushtarak.

Ai ka paralajmëruar bombardime dhe tarifa të reja ekonomike nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Uashingtonin për programin e tij bërthamor.

“Nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, do të ketë bombardime dhe do të jenë bombardime që nuk i kanë parë kurrë më parë”, u shpreh Trump.

Në një intervistë telefonike për "NBC News", Trump tha se zyrtarët amerikanë dhe iranianë po zhvillojnë bisedime, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Presidenti i vendit njoftoi se Teherani ka refuzuar negociatat e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje në lidhje me armët bërthamore. Ai tha se Irani ka informuar zyrtarisht palën amerikane me anë të një letre që iu dorëzua një kontakti të SHBA në Oman.

Megjithatë, presidenti tha se udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit mbi të gjitha çështjet shtetërore, ka thënë se bisedimet indirekte mund të vazhdojnë.

Letra e Trump drejtuar Khamenei erdhi pasi administrata e tij vendosi sanksione të reja ndaj Iranit si pjesë e fushatës së saj të “presionit maksimal”.

Trump paralajmëroi gjithashtu Rusinë dhe liderin e saj Vladimir Putin. Trump tha se ishte i mërzitur me komentet e homologut rus per Ukrainen, i cili bëri thirrje për një qeveri tranzicioni.

Presidenti amerikan u shpreh se nëse nuk arrihet një marrëveshje për paqen, do të ketë tarifa shtese për naftën ruse.

“Nëse Rusia dhe unë nuk jemi në gjendje të bëjmë një marrëveshje për ndalimin e gjakderdhjes në Ukrainë, dhe nëse mendoj se është faji i Rusisë – gjë që mund të mos jetë – por nëse mendoj se ishte faji i Rusisë, unë do të vendos tarifa dytësore për naftën, për të gjithë naftën që del nga Rusia. Pra nëse blini naftë nga Rusia, nuk mund të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.

Por pavarësisht paralajmërimeve Trump tha se ka një marrëdhënie të mirë me Putin dhe gjërat mund të rregullohen shpejt nëse presidenti rus vepron si duhet. Të dy liderët planifikojnë të flasin serish së shpejti.

Lini një Përgjigje