
“Ata që mendojnë se nuk do ta festojmë dot këtë festë gabojnë rëndë, sepse patjetër do të gjejmë mënyrën për të qenë bashkë! Ne do të kemi sukses nëse do të jemi të bashkuar në këtë festë”, tha Imamoglu, në një mesazh të postuar në X nga avokatët e tij.
Ekrem Imamoglu i Partisë Popullore Republikane (CHP) të opozitës, i cili pritej të ishte kundërshtari i Presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat normalisht do të mbahen në vitin 2028, është arrestuar dhe lënë në paraburgim për akuzat e korrupsionit.
Ky vendim çoi në protestat më të mëdha antiqeveritare në dekadën e fundit dhe arrestime masive në të gjithë Turqinë.
Şimdi ben sizden uzaktayım diye...
— Ekrem İmamoğlu (@ekrem_imamoglu) March 30, 2025
Bayramlaşamayacağımızı sananlar, çok yanılıyorlar!
Çünkü biz birlikte olmanın yolunu elbet buluruz!
Bu bayramda da bir olmayı birlikte başaracağız!
Ramazan Bayramımız kutlu olsun!
Bayram mesajlarınızı [email protected]’a mail… pic.twitter.com/f3TqXaifIn
Lini një Përgjigje