
Do krijoj incidente që të vijë policia dhe më pas t’i vras, kështu do të bëhem hero. Janë këto shënimet që 51-vjeçari që sulmoi me thikë 4 persona në Greqi kishte planifikuar në kokën e tij.
Pak përpara se të niste sulmin me thikë, 51-vjeçari i ka lënë celularin dhe disa shënime një shitësi frutash dhe një piktori amator.
“Do të krijoj një incident që të vijë policia dhe kur të vijë do t’i vras, të bëhem hero”. Mesazhi i lënë me shkrim nga 51-vjeçari është dorëzuar në polici ka dy personat që ai ua kishte lënë mëngjesin e së dielës, përpara se të niste sulmin me thikë.
Kujtojmë se 51-vjeçari ka sulmuar fillimisht një shtetas brenda një autobusi, duke përdorur një kaçavidë. Më pas ka shkuar i vetëm në Komisariatin e Koropit, ku ka plagosur me të njëjtën kaçavidë Oficerin e Shërbimit, Komandantin dhe një punonjës tjetër policie.
Një punonjës policie i ekipit të DIAS-it e ka qëlluar në këmbë për ta neutralizuar, teksa e ka sulmuar edhe kur ka tentuar ta arrestojë.
51-vjeçari është transferuar në KAT. Nga ekzaminimet e kryera rezultoi se ai kishte një plagë me armë zjarri në gjurin e djathtë. Ai ka ende lëndime në kofshën e majtë dhe në këmbin e majtë. Pas përfundimit të ekzaminimeve do të bëhet pranimi për trajtimin e lëndimeve. Megjithatë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje