TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2024, 21:02

Protestat e fermerëve në Greqi, Mitsotakis ‘ngre duart lart’: Qeveria nuk ka çfarë të japë më shumë

Shkruar nga Pamfleti

Protestat e fermerëve në Greqi, Mitsotakis ‘ngre duart

Ashtu si në shumë vende Europiane edhe në Greqi, fermerët janë ngritur në tubime masive duke bllokuar rrugët si shenjë proteste deri në plotësimin e kushteve të tyre.

Lidhur me këtë tubim të fermerëve i cili pritet të kulmojnë ditën e nesërme me tubimin më të madh dhe plotësimit të kërkesave të tyre, ka thyer heshtjen kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Në një intervistën për Star.Madje, Mitsotakis u dërgoi një mesazh të qartë fermerëve se qeveria nuk mund të japë asgjë më shumë se sa ka dhënë tashmë.

Ai tha se fermerët kanë të drejtë të demonstrojnë, ashtu si klasat e tjera profesionale, dhe vuri në dukje se tubimi do të zhvillohet në konsultim me policinë, ndërsa shtoi se mobilizime të tilla janë edhe një mjet për të bërë presion mbi Brukselin, shkruajnë mediat greke.

Nëse do të shkonim formalisht me ligjin, makineritë bujqësore nuk duhet të ishin në qarkullim. Por e kuptoj pse edhe fermerët tanë duan të bëjnë një mobilizim të koordinuar. Kaq shumë po protestojnë në qendër të Athinës, pse të mos kenë të drejtë edhe fermerët tanë? Kjo do të bëhet në koordinim me Policinë dhe i kërkoj fermerëve që të jenë në një kanal të hapur komunikimi me policinë. Kusht është gjithmonë që trafiku i qytetit të mos ndërpritet sa më shumë dhe të shmanget çdo dhunë dhe ekstreme. Mobilizimet ishin të moderuara dhe mendoj se ndërprerja e transportit dhe e jetës ekonomike ishte e kufizuar. Qeveria i është përgjigjur shumë kërkesave të fermerëve, duke pranuar se ata kanë të drejtë. Nuk kemi çfarë të japim më shumë. Dhe fermerët e dinë se qeveria ka tejkaluar kufijtë e pritjeve të tyre për energjinë elektrike. Kështu që nesër do të kemi një lëvizje përshkallëzimi dhe më pas gjërat do të hyjnë në ritmin e tyre, do të fillojë sezoni i farës”, tha Mitsotakis.

Lini një Përgjigje