TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2024, 16:04

Pa shije e aromë/ Çfarë është Novichok, agjenti nervor që mund të ketë vrarë Navalny?!

Shkruar nga Corriere della Sera

Pa shije e aromë/ Çfarë është Novichok, agjenti

Noviçoku u klasifikua si një armë kimike e gjeneratës së katërt dhe u zhvillua sipas një programi sovjetik të quajtur Foliant...

Në rusisht Novichok do të thotë "i ardhur" dhe është emri i dhënë një grupi agjentësh nervor të avancuar të zhvilluar nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1970 dhe 1980.

Agjenti u përdor në helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në Britani në vitin 2018. Dhe, në vitin 2020 ndaj disidentit rus Alexei Navalny, të cilit ja kishin hedhur në një filxhan çaji, pro që arriti të mbijetojë

Sot, pak ditë pas vdekjes së tij, gruaja e Navalny thotë se "trupi" i tij është fshehur me qëllim që të zhduken gjurmët e Noviçokut. Ajo pretendon se ai u vra sërish me të njëtin lloj helmi.

Noviçoku u klasifikua si një armë kimike e gjeneratës së katërt dhe u zhvillua sipas një programi sovjetik të quajtur Foliant. Novichok A-230 është pesë deri në tetë herë më i fortë se agjenti nervor VX, ai i përdorur për të vrarë gjysmëvëllain e Kim Jong-un në 2017.

Cilës klasë kimike i përket?

Ashtu si agjentët e tjerë nervorë, Novichok i përket grupit organofosfat të acetilkolinesterazës. Këto komponime kimike pengojnë enzimën e acetilkolinesterazës, duke parandaluar metabolizmin e neurotransmetuesit acetilkolinë . Prandaj, rritet përqendrimi i acetilkolinës në receptorët neuromuskular dhe për rrjedhojë, tkurrja e pavullnetshme e të gjithë muskujve çon në ndalimin e frymëmarrjes dhe pushimin e zemrës.

Nervat në trupin tonë dërgojnë sinjale kimike në organe dhe inde, por agjenti nervor ndërpret këtë sinjalizim duke rezultuar në mbingarkesë të sinjalit. Kjo mbingarkesë e sinjaleve bën që muskujt të humbasin kontrollin. Kjo mund të çojë në vështirësi në frymëmarrje, humbje të kontrollit të funksioneve trupore, rritje të sekrecioneve, konvulsione, paralizë dhe përfundimisht vdekje.

Vepron nga 30 sekonda në 2 minuta

Novichok vjen në të dy forma: të lëngshme dhe të ngurta. Prandaj mund të shfaqet edhe si një pluhur shumë i imët. Disa nga agjentët raportohen gjithashtu si 'armë binare', që do të thotë se ata zakonisht ruhen në dy përbërës kimikë më pak toksikë që janë më të lehtë për t'u transportuar, trajtuar dhe ruajtur. Pasi të përzihen, ato reagojnë për të prodhuar agjentin toksik aktiv.

Është pa erë dhe mund të ketë efekt shumë shpejt, nga 30 sekonda deri në dy minuta dhe mund të thithet dhe të përthithet përmes lëkurës. Simptomat janë të ngjashme me ato të agjentëve të tjerë nervorë: funksionon duke bllokuar sinapset dhe duke shkaktuar kështu kolapsin e shumë funksioneve trupore.

Cilat janë simptomat?

Simptomat e para janë vështirësia në frymëmarrje. Mund të shkaktojë shkumë nga goja apo djersitje. Kjo pasohet nga të përziera, dhimbje gastrointestinale dhe të vjell . Mund të ketë bronkokonstriksion dhe shtrëngim në gjoks. Pastaj spazma, konvulsione, urinim të pavullnetshëm koma dhe vdekje.

Antidoti

Ka antidote për agjentët nervorë, si oksima dhe atropina, të dyja të përdorura në pajisjet ushtarake që ofrojnë veprim të menjëhershëm për viktimat. Përdorimi i një antikolinergjiku si p.sh atropina mund të bllokojë receptorët e acetilkolinës për të parandaluar helmimin, por është një veprim shumë i rrezikshëm. /Pamfleti

Lini një Përgjigje