
Serbia është përfshirë nga protestat dhe grevat e përgjithshme, ndërsa nuk kanë munguar incidentet.
Një prej tyre, ndoshta më i rëndi është regjistruar në Novi Beograd, ku një automjet ka hyrë mes protestuesve duke aksidentuar rëndë një vajzë, e cila është transportuar në qendrën e emergjencës për trajtim shëndetësor.
Nga videot që qarkullojnë në rrjet, duke një automjet i zi që hyn në zonën e protestës, ku studentë dhe qytetarë kanë bllokuar rrugët. Një vajzë tenton të ndalë makinën, e cila e godet vajzën duke e fluturuar në ajër, ndërsa dhjetra protestues ndjekin nga pas automjetin.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se është arrestuar shoferja e cila me makinë ka goditur vajzën gjatë protestës.
Once again, a driver has run over students protesting against the Vucic regime in Serbia. pic.twitter.com/3kl6oYZZKq
— Admirim (@admirim) January 24, 2025
Më pas, me urdhër të prokurorit, M.S, 25 vjeçe, është dërguar në paraburgim për 48 orë për shkak të dyshimeve se ajo ka kryer veprën “vrasje e rëndë në tentativë”.
Greva e përgjithshme ose “mosbindja e përgjithshme civile”, siç e quajnë studentët ndryshe, nënkupton ndërprerje të plotë të punës dhe të çdo aktiviteti tjetër të përditshëm, si: shkuarja në dyqane apo restorante, kinema, teatër e të tjera.
Autoritetet në Serbi pretendojnë se në organizimin e protestave të studentëve janë të përfshira shërbimet e huaja të inteligjencës dhe se mes studentëve ka “mercenarë të huaj”.
Lini një Përgjigje