
Administrata e Donald Trump duket e vendosur për të dërguar përpara premtimet, që ky i fundit, dha lidhur me dëbimin e emigrantëve të paligjshëm nga SHBA-ja.
Në përpjekje për të mbajtur këtë kurs ekstrem, Shtëpia e Bardhë duket se ka nisur një fushatë online për të trembur emigrantët që të mos tentojnë të futen ilegalisht në SHBA.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Shtëpia e Bardhë ka publikuar një foto që përcjellin një mesazh të fortë; emigrantë të lidhur me zinxhirë që depërtohen në vendet e tyre të origjinës.
Just as he promised, President Trump is sending a strong message to the world: those who enter the United States illegally will face serious consequences. pic.twitter.com/yqgtF1RX6K
— The White House (@WhiteHouse) January 24, 2025
“Fluturimet e deportimit kanë filluar. Premtim i bërë, premtim i mbajtur”, shkruan Shtëpia e Bardhë në platformën X, duke postuar një imazh të një rreshti emigrantësh teksa po hipin në një avion ushtarak.
Mbi 250,000 banorë të Nju Jorkut, janë urdhëruar të dëbohen, sipas një analize të janarit të të dhënave të gjykatës së imigracionit.
Dokumenti tregon se në total janë 254,180 individë, që përpiqen nga viti 2000 deri në vitin 2024, të pajisen me dokumentet e qëndrimit të cilët raportuan një adresë shtëpie në shtetin e Nju Jorkut, por që kanë marrë urdhra largimi nga gjykatat, duke i bërë ata të përshtatshëm për dëbim, që nga administrata e kaluar.
Vetëm në dhjetor nga Nju Jorku u dëbuan më shumë se 5000 venezuelianë që u urdhëruan të largoheshin me vendim nga gjykatat e Nju Jorkut.
Lini një Përgjigje