TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Janar 2025, 13:40

Publikohen video tronditëse nga tragjedia me 78 viktima në Turqi, prindërit hedhin fëmijët nga dritaret për t’i shpëtuar nga flakët

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen video tronditëse nga tragjedia me 78 viktima në Turqi,

Një video tronditës është publikuar së fundmi nga tragjedia e ndodhur pak ditë më parë në Turqi ku dhjetëra persona humbën jetën si pasojë e një zjarri të rënë në një qendër skish.

Në video shihet se si prindërit detyrohen të hedhin fëmijët e tyre nga katet e larta të hotelit, me shpresën se do të mund t’u shpëtonin jetën.

Si pasojë e flakëve humbën jetën 78 persona, ndërkohë që në Turqi është hapur një debat i madh sa i përket përgjegjësve për humbjen e dhjetëra jetëve.

Opozita akuzon institucionet për neglizhencë, ndërkohë që dyshohet se edhe ndërhyrja nga ana e forcave zjarrfikëse nuk ka qenë e menjëhershme.

*Kujdes pamje të rënda

 

Lini një Përgjigje