TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2024, 14:32

Profil/ U zgjodh kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, kush është Talat Xhaferi?

Shkruar nga Pamfleti
Profil/ U zgjodh kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e
Talat Xhaferi

Talat Xhaferi u votua sot si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai mori 65 vota pro dhe 3 kundër.

Kjo e bën Xhaferin, të parin shqiptar të zgjedhur kryeministër në Maqedoninë e Veriut. Qeverinë teknike do të jetë në funksion 100 ditë.

Po kush është Talat Xhaferi?

Ai lindi më 15 prill 1962 në fshatin Forinë të Gostivarit.

Ka përfunduar akademinë ushtarake në Beograd dhe Sarajevë. Nga viti 1985 deri në vitin 1991 ka shërbyer si epror i lartë në Armatën Popullore të ish-Jugosllavisë. Ndërkaq, nga viti 1992 deri më 2001 ka qenë oficer i Armatës së Maqedonisë së Veriut.

Më 28 prill të 2001, në konfliktin e armatosur në Maqedoni mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së, Xhaferri braktis radhët e Armatës së Maqedonisë dhe kaloi në radhët e UÇK-së.

Ai në këtë periudhë u njoh me nofkën komandant Forina.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, Talat Xhaferi u zgjodh për herë të parë deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Nga viti 2004 deri më 2006, ai shërbeu në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2008, Xhaferi sërish u zgjodh deputet, ndërkaq në vitin 2013 u emërua ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Nikolla Gruevskit.

Nga viti 2014 deri në vitin 2016 sërish ushtroi postin e deputetit në Kuvendin maqedonas, ndërsa më 27 prill 2017 u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Këtë post Xhaferi e mbajti deri në caktimin si mandatar për formimin e Qeverisë teknike.

Talat Xhaferi flet gjuhën shqipe, maqedonase, serbe, kroate dhe angleze.

Në nëntor 2016, iu dha Medalja Presidenciale e Meritave e ndarë nga Presidenti i Republikës së Kosovës për kontribut dhe veprimtari kombëtare.

talat xhaferi kryeministri i maqedonisë së veriut

Lini një Përgjigje