
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antoni Milloshoski ka kritikuar ashpër Qeverinë e re teknike, duke thënë se për shkak të tradhtisë së LSDM-së, përkatësisht Kovaçevskit dhe Mariçiçit, Republika e Maqedonisë së Veriut sot është qiraxhi në shtetin e vet.
Ai 'shpërthen' ndaj zgjedhes së Talat Xhaferrit si kryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, teksa shprehet se mos prisni që të jetë më i mirë se Kovaçevski dhe të punojë në të mirë të shtetit.
“Një dezertor dha dorëheqje, një tjetër po ulet në vendin e tij. Mos prisni nga Talat Xhaferi që të jetë më i mirë se Kovaçevski dhe të punojë në të mirë të shtetit. Sot Kovaçevski dhe Mariciç, e shitën shtetin, për interesa të tyre Maqedonia sot është qiraxhi në shtetin e vet…Për ata që thonë se sot është ditë historike, mund të pajtohemi se Maqedonia ka qeverinë më të korruptuar në vitet e fundit”, u shpreh Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Lini një Përgjigje