TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shtator 2023, 21:05

Policia greke i shkoi në shtëpi sepse qëlloi me armë në ajër, shqiptari i sulmon me sëpatë

Shkruar nga Pamfleti

Policia greke i shkoi në shtëpi sepse qëlloi me armë në

Një shqiptar ka plagosur me sëpatë një efektiv të policisë së Athinës, gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të së mërkurës kur autoritetet kanë marrë një denoncim për një person që ndodhet në një shtëpi në rrugën Theoklitou në Neo Kosmos dhe ka qëlluar në ajër.

Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e skuadrës DIAS, konkretisht ekipi i Akropolit, ku i priste gruaja që kishte njoftuar policinë së bashku me djalin e saj.

46-vjeçari me origjinë shqiptare ka hyrë në shtëpi dhe ka nisur të shikojë se çfarë po ndodhte i fshehur pas një perde. Policia njofton se, efektivët e DIAS kanë pritur që autori të dilte sërish.

Shqiptari doli në ballkon, por në vend të armës mbante një sëpatë duke silmuar dhe plagosur lehtë njërin prej tyre në dorë. Policia njofton se më pas ka arrestuar shqiptarin i cili ezulton me precedentë penal të mëparshëm. 

policia sepate arme

Lini një Përgjigje