TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shtator 2023, 18:40

Të shtëna me armë zjarri në Holandë, një 32-vjeçar hap zjarr në një spital; raportohet për disa viktima

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Holandë, një

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Roterdam të Holandës, ku raportohet edhe për disa viktima. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë autoritetet të kenë thënë se një person i armatosur ka hapur zjarr në një banesë dhe më pas në një spital në qytetin holandez.

Sipas raportimeve sulmuesi fillimisht hapi zjarr në një shtëpi, duke plagosur dy persona, përpara se t’i vinte flakën ndërtesës. Një zëdhënës i policisë së Roterdamit tha se i dyshuari më pas u nis për në një spital lokal.

Policia holandeze ka thënë se është arrestuar një 32-vjeçar si autori i dyshuar i sulmit. Ai u arrestua në Qendrën Mjekësore Erasmus në Roterdam, i dyshuar si i përfshirë në të dyja incidentet e të shtënave me armë zjarri.

Të shtëna me armë zjarri në Holandë, një

Autori thuhet se ishte motoçikletë, dhe ka qenë i veshur me rroba luftarake, ka flokë të zeza dhe ka pasur një çantë shpine, kufje dhe një pistoletë.

Qendra Mjekësore Erasmus, e identifikuar nga policia lokale si vendndodhja e të shtënave, më herët postoi në rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, duke i bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg këtyre ambienteve.

Për shkak të incidenteve të ndryshme, aktualisht ju kërkojmë të mos vini në Erasmus MC”, thuhet në postim.

Ende nuk dihet nurmi i të vdekurve apo nëse personi i arrestuar është autori, por për të sqaruar situatën pritet një konferencë për shtyp në orën 18:45 me orën lokale (17:45 BST), me kryebashkiakun e Roterdamit, Aboutaleb, si dhe Shërbimin e Prokurorisë Publike dhe policinë./BBC

sulm armë holandë

Lini një Përgjigje