
Presidenti francez, Emmanuel Macron thuhet se i ka paralajmëruar udhëheqësit evropianë se ekziston mundësia që SHBA-të ta tradhtojnë Ukrainën në territor dhe pa qartësi mbi garancitë e sigurisë. Kështu raportoi revista gjermane Der Spiegel, duke cituar një shënim të rrjedhur nga një telefonatë e kohëve të fundit midis udhëheqësve evropianë.
Spiegel tha se kishte siguruar një shënim në anglisht që përmblidhte telefontatën, duke paraqitur ato që pretendon se janë citate të drejtpërdrejta nga disa prej pjesëmarrësve.
Revista pretendoi se Macron foli për momentin e tensionuar në bisedime si “një rrezik të madh” për Zelensky-n, me kancelarin gjerman Friedrich Merz që shtoi se udhëheqësi ukrainas, gjithashtu në telefonatë, duhej të ishte “shumë i kujdesshëm”.
“Ata po luajnë lojëra si me ju ashtu edhe me ne”, u raportua të ketë thënë Merz, gjë që revista arriti në përfundimin se ishte një referencë për misionin e Steve Witkoff në Moskë.
Revista tha se edhe udhëheqës të tjerë shprehën shqetësimet e tyre, me Alexander Stubb të Finlandës që thuhet se tha; "nuk duhet ta lëmë Ukrainën dhe Volodimirin vetëm me këta djem".
Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili në publik është shumë komplimentues për Trumpin, thuhet se tha se ishte dakord me Aleksandrin; "që ne duhet ta mbrojmë Volodimir-in".
Ekziston një paralajmërim i qartë këtu, por nuk ka një mënyrë të lehtë për të verifikuar vërtetësinë e këtij shënimi. Por Der Spiegel tha se foli me “disa” pjesëmarrës në telefonatë, të cilët konfirmuan se ajo ndodhi, dhe dy prej tyre thuhet se thanë se citimet ishin “riprodhuar me saktësi”.
Një zëdhënës i Zelenskyt nuk pranoi të komentojë, ashtu si edhe zyra e Merz, ndërsa Pallati Élysée kundërshtoi citimet që i atribuohen Macron.
Këto dhe deklarata të tjera të riprodhuara në shënimet e bisedës ilustrojnë mosbesimin e thellë të evropianëve ndaj dy të besuarve të Trump. Ndërsa evropianët e kanë vlerësuar vazhdimisht iniciativën e re të paqes të Uashingtonit, dokumenti tregon se përveç Merz dhe Macron, edhe pjesëmarrësit e tjerë në telefonatë nuk u besojnë dy emisarëve amerikanë.
Lini një Përgjigje