
Një ish politikan indian i dënuar për rrëmbim është qëlluar për vdekje drejtpërdrejt në TV së bashku me vëllain e tij. Atiq Ahmed, i cili ishte nën shoqërimin e policisë, po fliste me gazetarët kur u qëllua me armë në kokë në Prayagraj, i njohur gjithashtu si Allahabad.
Në fakt tre prej tyre nuk ishin realisht gazetarë, por ishin maskuar si të tillë dhe ishin pjesë e atentatit. Pas të shtënave mësohet se ata u arrestuan.
Videoja tregonte Ahmedin dhe vëllain e tij, të dy në pranga, teksa po flisnin me gazetarët, gjatë rrugës për një kontroll mjekësor në spital disa sekonda para se të qëlloheshin të dy.
Ai u pyet nëse mori pjesë në funeralin e djalit të tij adoleshent, i cili u qëllua për vdekje nga policia disa ditë më parë. Fjalët e tij të fundit para kamerës janë: “Nuk na morën, prandaj nuk shkuam”.
Lini një Përgjigje