TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shtator 2023, 21:37

“Po dëmton fermerët vendas”, Polonia del kundër BE-së dhe vendos sërish veto ndaj grurit ukrainas

Shkruar nga Pamfleti

“Po dëmton fermerët vendas”, Polonia del kundër

Polonia i është përgjigjur vendimit të Komisionit Evropian për të mos zgjatur ndalimin e importeve të drithërave ukrainase, duke vendosur që vetë ta zgjasë këtë veto nga mesnata e sotme.

Fermerët në pesë vendet fqinje me Ukrainën janë ankuar vazhdimisht për një tepricë të produkteve që godet çmimet e tyre vendase dhe i shtyn ato drejt falimentimit.

Fakti që Ukraina sjell drejt Evropës drithëra me çmim më të lirë, për shkak të luftës që po zhvillohet, ka shkatërruar tregjet e shumë fermerëve në shtetet fqinje.

Vendet, me përjashtim të Bullgarisë, kishin bërë presion për një zgjatje të ndalimit që skadonte sot. Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Rumania thanë më parë se mund të zgjasin kufizimet në mënyrë të njëanshme ndërsa Bullgaria të enjten votoi për heqjen e kufizimeve.

Duke folur për gazetarët, kryeministri i vendit Mateusz Morawiecki tha se ky verpim bëhet për të mbrojtur fermerët polak.

"Ne do ta zgjasim këtë ndalim pavarësisht mosmarrëveshjes së tyre, pavarësisht mosmarrëveshjes së Komisionit Evropian. Ne do ta bëjmë sepse është në interes të fermerit polak”, tha ai.

 

 

polonia be gruri ukrainas

Lini një Përgjigje