TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shtator 2023, 20:30

Dora e Zotit apo e Putinit? Pas vdekjes së Prigozhin, lideri çeçen Kadyrov bie në koma!

Shkruar nga Pamfleti

Dora e Zotit apo e Putinit? Pas vdekjes së Prigozhin, lideri

Vdekjet misterioze dhe sëmundjet e papritura të njerëzve me pushtet, që kanë lidhje me Kremlinin nuk janë diçka e rrallë, sidomos që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë...

Aleati i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin duket se ka probleme shëndetësore. Shërbimi sekret ukrainas bën me dije se lideri çeçen Ramazan Kadyrov është në koma.

Përfaqësuesi i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Andriy Yusov, ka deklaruar se sëmundja e liderit çeçen, nga e cila vuante prej kohësh, është përkeqësuar.

Që në mars të vitit 2023, ish-zëvendëskryeministri i Çeçenisë, Akhmad Zakayev, i cili tani jeton në mërgim, tha se Kadyrov kishte një sëmundje të rëndë të veshkave - dhe kishte sjellë një mjek nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Çeçeni, sepse ai nuk i besonte mjekëve të Moskës.

Kjo lë të dyshohet se aksioni i Putinit për të “zhdukur” personat që i sheh si rrezik për pushtetin e tij, ka nisur të marrë jetë që pas kryengritjes së grupit “Wagner” dhe kjo u vu re me ekzekutimin që ju bë Prigozhinit.

Sëmundja e Kadyrov mund të jetë një nga arsyet e rënies në koma, por sipas dyshimeve "një dorë" mund t'ia ketë dhënë dhe Vladimir Putin. 

Vdekjet misterioze dhe sëmundjet e papritura të njerëzve me pushtet, që kanë lidhje me Kremlinin nuk janë diçka e rrallë, sidomos që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.

Të paktën 13 biznesmenë rusë të profilit të lartë thuhet se kanë vdekur nga vetëvrasja ose në aksidente të pashpjegueshme vitin e kaluar, me gjashtë prej tyre të lidhur me dy kompanitë më të mëdha të energjisë ruse.

Manjati rus i sallamit, i kthyer në ligjvënës, Pavel Antov , vdiq në Indi në dhjetor pasi u rrëzua nga kati i tretë i hotelit të tij, sipas policisë indiane.

Vdekja e Antov erdhi pasi shoku i tij dhe shoqëruesi i udhëtimit Vladimir Budanov vdiq nga një atak në zemër në ditëlindjen e 65-të të Antovit, dy ditë më parë, sipas policisë.  Budanov ishte 61 vjeç dhe kishte një sëmundje paraekzistuese të zemrës, tha policia, duke shtuar se ata besonin se vdekja e Antov ishte një vetëvrasje.

Alexander Buzakov, kreu i një kantieri detar të madh rus që specializohet në ndërtimin e nëndetëseve jo-bërthamore, vdiq papritur në dhjetor, pa asnjë shkak vdekjeje të dhënë nga autoritetet.

Anatoly Gerashchenko, ish-rektori i Institutit të Aviacionit të Moskës, vdiq në një aksident të paspecifikuar në shtator, sipas një deklarate nga instituti. Kryetari i Lukoil Ravil Maganov vdiq në fillim të shtatorit pasi ra nga dritarja e një spitali në Moskë, sipas TASS.

Në mes të shtatorit, biznesmeni rus, Ivan Pechorin, i cili ishte menaxheri kryesor i Korporatës për Zhvillimin e Lindjes së Largët dhe Arktikut, u gjet i vdekur në Vladivostok, sipas mediave shtetërore ruse. Sipas mediat rajonale Pechorin u mbyt më 10 shtator pranë Kepit Ignatyev në Vladivostok.

Një tjetër menaxher i lartë i Lukoil, Alexander Subbotin, u gjet i vdekur pranë Moskës në maj, në atë që policia e quajti vetëvrasje.

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, në një mënyrë apo në tjetrën Putini është munduar që të shuaj zërat kundër. Sipas asaj që pretendojnë shumë analistë dhe njerëz të afërt me Kremlinin, vdekjet misterioze dyshohet se janë punë e brendshme e Kremlinit, urdhëruar nga Putini për të shuar zërat në rrethin e tij të ngushtë që mund t’i rrezikojnë pushtetin./Pamfleti

kadyrov putin

Lini një Përgjigje