
Përshkallëzimi i luftimeve mes grupit militant të Hamasit është dënuar nga shumë vende të botës.
Shtetet e Bashkuara dënuan dhunën dhe u bënë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga hakmarrja. Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi ashpër sulmet, duke thënë se shpreh solidaritetin për viktimat.
Gjithashtu Gjermania kërkoi që palët të bëjnë armëpushim dhe se dhuna dhe raketat kundër civilëve të pafajshëm duhet të ndalen tani. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshkroi sulmin si “terrorizëm në formën e tij më të neveritshme”.
Britania “dënon pa mëdyshje” sulmin e befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit, ka thënë Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly. Ai shprehet se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjithmonë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.
Të gjendur përballë një sulmi të ashpër, qeveria izraelite ka shpalli mobilizimin e ushtrisë, siç e njoftoi vetë kryeministri Benjamin Netanjahu.
“Qytetarë të Izraelit, jemi në luftë, jo në një operacion, por në luftë. Kam urdhëruar mobilizim të gjerë të rezervistëve për t’iu kundërpërgjigjur zjarrit armik në përmasa që ata nuk i kanë parë kurrë”, tha Netanyahu.
Shqetësimin për ngjarjet në Izrael e shprehu edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ai u bëri thirrje palëve që të ulin tensionet.
“Si Turqi, në dritën e ngjarjeve që kanë ndodhur në Izrael, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje, të qëndrojnë larg lëvizjeve që do të rrisin më tej tensionin”, tha Erdogan.
Po ashtu edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka dënuar sulmin shkatërrues terrorist të Hamasit ndaj Izraelit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se të gjitha detajet e tij duhet t’i zbulohen botës, sepse kushdo që financon terrorin po kryen një krim kundër botës.
Sipas Zelenskyt, e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje është e padiskutueshme.
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas u shpreh se populli i tij ka të drejtë të mbrohet kundër “terrorit të kolonëve dhe trupave pushtuese”, ndërsa Irani deklaroi mbështetjen në mënyrë të plotë për sulmin palestinez në Izrael.
Lini një Përgjigje