
Një person, ende i paidentifikuar nga autoritetet, mbeti viktimë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Bruksel. Zyrtarët belgë thanë se vrasja ka të bëjë me përplasjen mes bandave të drogës.
Kjo është ngjarja e 4 brenda pak ditësh që në lagje të ndryshme të Brukselit ka përplasje me armë.
Vala e dhunës ka përfshirë lagjet Anderlecht dhe St. Josse. Tre të shtënat e mëparshme rezultuan me vetëm një lëndim.
Zyrtarët thanë se të gjithë ngjarjet kishin shenjat dalluese të dhunës së lidhur me drogën, jo terrorizmit.
“Me shumë gjasa të gjitha ngjarjet janë të lidhura”, tha Prokurori i Përgjithshëm Frédéric Van Leeuë për rrjetin VRT.
Ministrja e Drejtësisë Annelies Verlinden tha se prania e policisë duhet të rritet në të gjithë qytetin.
“Shumë njerëz punojnë këtu, na vizitoni. Dhe realiteti i ditëve të kaluara na detyron të kujdesemi absolutisht mirë për Brukselin”, tha Verlinden, duke shtuar se "kriminelët janë jashtëzakonisht fleksibël, kështu që nëse nuk kemi (polici) kudo, nuk do të rregullojmë asgjë sepse problemi thjesht do të zhvendoset diku tjetër."
Porti i Belgjikës në Antëerp, 35 milje (55 kilometra) në veri, ka qenë gjithnjë e më shumë qendra e importeve evropiane të kokainës dhe është goditur nga shpërthime granatash të lidhura me luftimet mes bandave. Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se dhuna do të kalonte në qytete të tjera në Belgjikë.
Lini një Përgjigje