TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shkurt 2025, 18:21

Leja e drejtimit për automjetet, BE ndryshon rregullat për shoferët mbi 70 vjeç

Shkruar nga Pamfleti

Leja e drejtimit për automjetet, BE ndryshon rregullat për

Po bëhen ndryshime në lejen e drejtimit të drejtuesve të mjeteve mbi 70 vjeç përsa i përket regjimit të parashikuar për vlerësimin e aftësisë për të drejtuar automjetin.

Konkretisht, Komisioni Evropian po promovon një direktivë sipas së cilës drejtuesit e mjeteve që mbushin 70 vjeç do t'i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore të gjera dhe më të rrepta, ndërsa në tryezë është edhe një test praktik për drejtimin e automjetit.

Konkretisht, sa i përket çështjes së provimit praktik, shumë vende anëtare kanë tentuar në të kaluarën ta miratojnë atë, por fatkeqësisht nuk u zbatua asnjëherë për arsye të shumta dhe të ndryshme.

Deri më sot, në BE nuk ka kufizim moshe për patentën e shoferit dhe ligji parashikon që me mbushjen e moshës 65 vjeç, drejtuesit e mjeteve duhet të kontrollohen nga 2 mjekë çdo tre vjet, ndërsa me mbushjen e moshës 80 vjeç, shoferi duhet të ekzaminohet nga më shumë specialitete mjekësore çdo 2 vjet.

 

Lini një Përgjigje