
Një tërmet me magnitudë 4,9 të shkallës rihter ka tronditur rajonin e Siçilisë pasditen e së premtes.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit është regjistruar 44 kilometra të Capo d'Orlando.
Tërmeti ka rënë në orën 16:19 minuta, ndërsa ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash. Nuk ka raportime për dëme materiale.
Disa përdorues, në X, kanë raportuar se tërmeti ishte ndjerë i fortë edhe në qytetin e Mesinas, në Palermo, ishujt Eolian dhe Reggio Calabria.

"Tryeza ime ka filluar të lëkundet paksa dhe unë jetoj në Palermo",—shkroi një përdorues.
Për momentin nuk ka njoftime për dëme, as nga zjarrfikësit e Palermos dhe as nga ata të Messinas. Madje nuk kanë mbërritur kërkesa për ndihmë, edhe pse shumë veta – sidomos në Mesinë – kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë nga frika.
Në të njëjtën kohë, një tjetër tërmet i fuqishëm, 4,9 rihter është regjistruar edhe në ishullin e Santorinit në Greqi, i cili prej ditësh është tronditur nga qindra tërmete.
Lini një Përgjigje