TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Maj 2026, 22:42

“Perandoria po paguan borxhin”, alarmi i ish-zyrtarit amerikan: Trump nuk e përballon dot gjatë luftën me Iranin

Shkruar nga Pamfleti
“Perandoria po paguan borxhin”, alarmi i ish-zyrtarit amerikan:
Donald Trump

Shtetet e Bashkuara duhet të rishikojnë në mënyrë rrënjësore marrëdhëniet e tyre me vendet e Gjirit Persik për shkak të kostove financiare gjithnjë në rritje. Ky është paralajmërimi i Mark Kimmitt, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për çështjet politiko-ushtarake, i cili argumenton se Uashingtoni nuk mund të mbajë pafundësisht të njëjtin nivel angazhimi ushtarak në rajon.

Sinqerisht, Shtetet e Bashkuara nuk mund ta përballojnë më këtë për shumë gjatë”, deklaroi Kimmitt për Al Jazeera.

Ai iu referua asaj që ekonomisti Niall Ferguson e quan “Rregulli Ferguson”, momenti kur pagesat e borxhit kombëtar tejkalojnë shpenzimet për mbrojtjen. Sipas Kimmitt, SHBA e ka kaluar tashmë këtë pikë kritike.

Ky është fundi i një perandorie. Ne e arritëm këtë pikë dy vite më parë. Dhe kur Departamenti i Mbrojtjes propozon tani një buxhet prej 1.5 trilionë dollarësh për mbrojtjen, hendeku vetëm sa do të zgjerohet”, tha ai.

Megjithatë, ish-zyrtari amerikan theksoi se nuk po flet për tërheqje të SHBA-së nga skena globale, por për një ribalancim strategjik të marrëdhënieve në Lindjen e Mesme.

Nuk po them se Amerika duhet të tërhiqet nga bota. Por mendoj se duhet të rishikojmë marrëdhëniet tona në këtë rajon për shumë arsye”, shtoi ai.

Komentet e Kimmitt vijnë në një moment tensionesh të larta në Gjirin Persik, ndërsa SHBA përballet me kosto të mëdha ushtarake, presion ekonomik të brendshëm dhe debat të fortë politik mbi rolin amerikan në konfliktet e Lindjes së Mesme.

I pyetur mbi mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Iranit dhe fqinjëve arabë të Gjirit, Kimmitt u shpreh skeptik, duke e cilësuar Teheranin si një fuqi destabilizuese në rajon.

Irani është një grabitqar hegjemoni. Mendoj se do të duhet një ndryshim i rëndësishëm i regjimit në Iran përpara se të ketë marrëdhënie të normalizuara me fqinjët e Gjirit”, deklaroi ai.

Sipas tij, raportet aktuale të Iranit me vendet arabe nuk bazohen në respekt reciprok, por në presion dhe kërcënime.

Marrëdhënia aktuale nuk ndërtohet mbi respektin e ndërsjellë. Ajo bazohet te presioni dhe kërcënimet”, përfundoi Kimmitt.

trump lufta

Lini një Përgjigje