TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Qershor 2024, 09:51

Për 30 minuta arrin në Moskë, SHBA teston raketën bërthamore hipersonike (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Për 30 minuta arrin në Moskë, SHBA teston raketën

Raketa Minuteman III

Ushtria amerikane ka testuar lëshimin e një rakete bërthamore hipersonike e cila është projektuar për t’iu kundërvënë kërcënimeve ushtarake të Kinës e Rusisë.

Zyrtarët amerikanë thanë se qëllimi i testit ishte shfaqja e gatishmërisë bërthamore dhe sigurimi se vendi është në gjendje të kundërpërgjigjet shpejt në rast të shpërthimit të Luftës III Botërore.

Raketa Minuteman III, e cila nuk ishte mbushur me koka bërthamore, u lëshua nga baza ushtarake hapësinore Vandenberg në Kaliforni dhe udhëtoi për më shumë se 6400 kilometra me një shpejtësi prej 24 mijë km/h, për të rënë në Ishujt Marshall në Oqeanin Paqësor.

Sipas ekspertëve ushtarakë, Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një luftë të mundshme me Kinën, e cila ka rrethuar Tajvanin, ndërsa lufta në Ukrainë po përshkallëzohet çdo ditë e më tepër, duke bërë që mundësia e një përballje me Rusinë të rritet ndjeshëm.

Moska ndodhet rreth 9500 kilometra nga Kalifornia, ndërsa Pekini rreth 9600 kilometra larg. Sipas raportimeve, kjo raketë është e aftë të arrijë kudo në botë për vetëm 30 minuta pas lëshimit.

Në mars të këtij viti, Forcat Ajrore amerikane testuan lëshimin e një rakete hipersonike nga një avion bombardues B-52 që u ngrit nga baza ushtarake e Guamit.

minuteman iii shba rusi

Lini një Përgjigje