Pas Putinit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ftuar presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, që t’i bashkohet “Bordit të Paqes për Gazën”.
Lajmi është bërë i ditur përmes një letre zyrtare të dërguar nga presidenti amerikan, ku Lukashenko ftohet të marrë pjesë në këtë bord si një nga figurat që, sipas Trump, “kanë ndikim të rëndësishëm në arenën globale”. Iniciativa është ende në zhvillim dhe synon të sjellë bashkë aktorë politikë nga rajone të ndryshme për të kontribuar në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
Trump e ka cilësuar këtë nismë si “bordin më mbresëlënës dhe me pasoja më të mëdha që është mbledhur ndonjëherë”, ndërsa përbërja e tij përfshin liderë të përzgjedhur në mënyrë direkte nga Shtëpia e Bardhë.
Ndër anëtarët e ftuar është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Javen tjeter do te ftoje edhe Putinin, kusheririn e tre grave qe ka marre. Por Putini kam degjuar qe Bordin do ta komandoje Putini.