TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Mars 2025, 22:34

Pas protestës, Vuçic i drejtohet serbëve: Nuk ramë në kurthin e atyre që donin viktima

Shkruar nga Pamfleti

Pas protestës, Vuçic i drejtohet serbëve: Nuk ramë në

Presidenti serb Aleksandar Vuçic iu drejtua mbrëmjen e së shtunës serbëve me një fjalim nga zyra e tij, rreth 90 minuta pas përfundimit të protestës disa orëshe të thirrur nga studentët në Beograd.

“Dua të shpreh kënaqësinë time në emër të të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe si President i Serbisë që u mbajt një protestë e madhe, me energji negative, zemërim dhe mllef ndaj autoriteteve në Serbi, pa pasur viktima apo lëndime të rënda”, tha Vuçiç.

Ai ka thënë se janë lënduar rreth 56 persona, por asnjë nuk është lënduar rëndë dhe se personi i plagosur në sheshin Nikola Pashiq nuk është në rrezik për jetën. 

Vuçiç tha se janë gjithsej 44 persona në Qendrën Emergjente.

"Dua të them gjithashtu se janë të turpshme akuzat se dikush përdori top zanor, duke akuzuar ushtarët dhe pjesëtarë të "Cobra"”, Vuçiç. 

Presidenti i Serbisë theksoi se të gjithë personat që morën pjesë në akte dhune do të ndalohen dhe do të përgjigjen për vepra penale. 

"Ky tubim sot nuk u regjistrua, ne patëm shumë probleme për këtë. Ne jemi të mençur dhe të zgjuar, duke mos rënë në kurthe për të lëvizur forcat tona, pasi ata u përpoqën të komplotonin përmes mediave kriminale dhe mediave manjate, përmes lajmeve të rreme”, tha Vuçiç. 

Ai shtoi se ka katër muaj e gjysmë agoni pas një tragjedie të madhe. “Ata në opozitë që donin të përfitonin nga studentët nuk u interesuan shumë për njerëzit e tjerë", shtoi Vuçiç. 

"I bëj thirrje studentëve që të bëjnë mirë dhe me ndershmëri, pa presion nga grupet e rrejshme të ekspertëve. Dua t'i kërkoj që t'i shikojnë mirë tre kërkesat e para dhe të shohin se ato janë përmbushur. Sot në një mënyrë specifike, por me siguri, Serbia fitoi. Ne ia dolëm të ruanim paqen, arritëm të përballemi me shumë gjëra që fshiheshin pas gjithçkaje." 

 

 

Lini një Përgjigje