TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Mars 2025, 21:03

Pas 5 orësh paralizimi total të Beogradit, përfundon protesta anti-Vuçiç (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Pas 5 orësh paralizimi total të Beogradit, përfundon protesta

Mbyllet zyrtarisht protesta e konsideruar si historike në Beograd, e cila zgjati për rreth 5 orë, duke bllokuar të gjithë rrugët dhe sheshet në kryeqytetin e Serbisë.

Atmosfera ishte e tensionuar dhe gjatë heshtjes 15 minutëshe, teksa u dëgjua një shpërthim i fortë në afërsi të Parkut të Pionerit, kur rojet e studentëve hoqën jelekët dhe njoftuan se kjo protestë nuk ishte më e tyre.

Qytetarët mbështetën masivisht protestën e thirrur nga studentët duke krijuar një bllokadë totale në Beograd, nga të gjitha drejtimet dhe të gjitha pjesët e qytetit.

Pas 5 orësh paralizimi total të Beogradit, përfundon protesta

Ministria e Brendshme, në orën e fundit të protestës, paralajmëroi se do të ndërhynte për të shpërndarë protestuesit, por mjetet e xhandarmarisë arritën të bllokoheshin nga qytetarët pranë Fakultetin Juridik.

Një gjest i veçantë ka qenë ai i ndodhur në protestën e mbajtur nga studentët në Beograd. Ndërkohë që më parë raportuam se disa njësi policore kishin refuzuar që të shërbenin në protestë, xhandarmëria hyri në zonën ku qëndronin qytetarët dhe i ka përshëndetur ata.

Pas 5 orësh paralizimi total të Beogradit, përfundon protesta

Ndërkohë sipas mediave serbe, qytetarët thërrisnin “Bravo djema!”.

Pas 5 orësh paralizimi total të Beogradit, përfundon protesta
Pas 5 orësh paralizimi total të Beogradit, përfundon protesta

 

 

Lini një Përgjigje