TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Mars 2025, 19:30

“Ndizet” Beogradi, vijon prej 4 orësh protesta historike e studentëve; "shkundet" pushteti i Vuçiç (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ndizet” Beogradi, vijon prej 4 orësh protesta historike e

Studentët dhe qytetarët janë mbledhur në qendër të Beogradit, ndërsa marshime ka patur edhe në rrugët e kryeqytetit.

Vijon prej 4 orësh protesta në Beograd. Mbi 100 mijë studentë kanë mbushur rrugët e kryeqytetit serb, duke vënë në vështirësi të mëdha Aleksandër Vuçiç.

Që prej orës 16.00 ka nisur tubimi masiv për tragjedinë e Novisadit, ku 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës s një stacioni metroje. 

“Ndizet” Beogradi, vijon prej 4 orësh protesta historike e

Studentët dhe qytetarët janë mbledhur në qendër të Beogradit, ndërsa marshime ka patur edhe në rrugët e kryeqytetit. Janë shënuar edhe incidente si dhe përplasje me policinë. Para Kuvendit të Serbisë një grup të rinjsh iu vunë flakën traktorëve të lënë aty. Në protestë ka pasur tymuese dhe flakadanë, ndërkohë që incidentet kanë qenë të pakta.

Pranë parkut të Pionerëve, ata ndezën traktorët, ndërsa u hodhën sheqer në sabrator me qëllim për t’i dëmtuar në mënyrë që të mos largohen më prej aty.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë ka dhënë një vlerësim të numrit të pjesëmarrësve në protestën aktuale në Beograd.

Siç thuhet në deklaratë, sipas vlerësimeve të policisë, në tubimet e sotme të pikut në të gjitha lokacionet në Beograd, numri i pjesëmarrësve në tubim ka qenë rreth 107.000.

“Ndizet” Beogradi, vijon prej 4 orësh protesta historike e

E dashur Serbi, ne jemi këtu sepse kemi vuajtur shumë gjatë, por nuk do ta bëjmë më", tha një studente në Slavija e cila lexoi një fjalim në skenë dhe shtoi se "ajo nuk do të lejojë më që korrupsioni të rrezikojë jetën e askujt".

Ne jemi këtu sepse nuk do t'ju lejojmë më të na privoni nga liria, sepse ne mbrojmë njëri-tjetrin, ashtu siç e privuat studentin Relja dhe qytetarët e tjerë në protestën në Novi Sad. Ne jemi këtu sepse nuk do të lejojmë më zyrtarë të asnjë partie që të sulmojnë studentët në mënyrë të organizuar, siç sulmuan studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike”, tha ajo.

Kjo është protesta më e madhe që ka parë Serbia dhe duket se pushteti i Aleksandër Vuçiç është në fije të perit.

“Ndizet” Beogradi, vijon prej 4 orësh protesta historike e

“Ndizet” Beogradi, vijon prej 4 orësh protesta historike e

Lini një Përgjigje