
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u tremb nga protesta e paralajmëruar për sot dhe para organeve shtetërore u vendosën traktorë për të penguar turmën.
Mirëpo qytetarët duket se kanë gjetur zgjidhjen. Në shumë prej mjeteve bujqësore, ata kanë hedhur sheqer në sebrator. Sheqeri në naftë apo benzinë e nxjerr jashtë funksionit motorin dhe duket se pronarët e këtyre mjeteve do të vuajnë pasojat.
"E dashur Serbi, ne jemi këtu sepse kemi vuajtur shumë gjatë, por nuk do ta bëjmë më", tha një studente në Slavija e cila lexoi një fjalim në skenë dhe shtoi se "ajo nuk do të lejojë më që korrupsioni të rrezikojë jetën e askujt".
“Ne jemi këtu sepse nuk do t'ju lejojmë më të na privoni nga liria, sepse ne mbrojmë njëri-tjetrin, ashtu siç e privuat studentin Relja dhe qytetarët e tjerë në protestën në Novi Sad. Ne jemi këtu sepse nuk do të lejojmë më zyrtarë të asnjë partie që të sulmojnë studentët në mënyrë të organizuar, siç sulmuan studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike”, tha ajo.
Lini një Përgjigje