TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Mars 2025, 20:00

Protesta në Beograd, Financial Times: Koha që regjimi të marrë fund, 55 përqind e serbëve kundër Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti

Protesta në Beograd, Financial Times: Koha që regjimi të

Një sondazh i opinionit publik i kryer për qeverinë serbe, në të cilin kishte akses Financial Times, tregoi se mbështetja për presidentin Aleksandar Vuçiç ka rënë ndjeshëm dhe se vetëm 1/3 e të anketuarve kanë besim tek ai, ndërsa 55% nuk i besojnë atij.

Nga ana tjetër, studentët serbë, të cilët prej muajsh protestojnë dhe bllokojnë universitetet, mbështeten nga 58 % e të anketuarve.

Referuar protestës që po mbahet në kryeqytetin e Serbisë, Financial Times shkruan “serbët mbërrijnë në Beograd: është koha që regjimi të përfundojë”.

"Një sondazh i brendshëm i opinionit të qeverisë, i marrë nga Financial Times, tregon se mbështetja për Vuçiçin dhe Partinë Progresive Serbe ka rënë ndjeshëm: 55 përqind e të anketuarve nuk i besojnë atij, ndërsa vetëm 1/3 kanë besim në udhëheqjen e tij." “Studentët kanë 58 për qind mbështetje”, thuhet në një artikull të gazetës londineze.

Në artikull, ndër të tjera, thuhet se qindra mijëra serbë po protestojnë kundër represionit dhe korrupsionit të Vuçiçit dhe se ata po sfidojnë frikën e një goditjeje të dhunshme nga autoritetet ndaj protestuesve.

Parlamenti serb është mbyllur dhe ambasadat perëndimore në Beograd kanë paralajmëruar qytetarët e tyre për rrezikun e dhunës, që të kujton fundin e regjimit të Sllobodan Millosheviqit 25 vjet më parë, shkruan e përditshmja londineze.

Gazeta thekson se protestat disamujore janë bërë sfida më e madhe për Vuçiçin, të cilin e cilëson si “ministër i propagandës në kohën e Millosheviçit”, por shton se ai ka arritur t'i mbijetojë politikisht demonstratave masive.

Financial Times, ndër të tjera, raporton deklaratën e studentes nga Beogradi Angjela Radojeviç se ata "u bashkuan se ishte koha që regjimi të merrte fund sepse një jetë që ia vlen të jetohet është e mundur vetëm pas kësaj". /Përshtati Pamfleti/

Lini një Përgjigje