TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Qershor 2023, 18:37

Paralajmëron Zelensky: Kundërsulmi ukrainas ndaj Rusisë ka filluar

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Zelensky: Kundërsulmi ukrainas ndaj Rusisë ka

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ka nisur një kundërsulm ndaj forcave ruse, por nuk dha asnjë detaj më tepër.

Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në Kiev së bashku me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, ai foli edhe për presidentin rus Vladimir Putin. Ky i fundit ka pretenduar se kundërsulmi i shumëpritur i Kievit po dështonte.

“Është interesante se çfarë tha Putin për kundërsulmin tonë. Është e rëndësishme që Rusia ta ndiejë gjithmonë këtë: se nuk ka shumë kohë, për mendimin tim”, u shpreh Zelensky.

Gjithashtu, Zelensky ka një mesazh për Putin dhe thotë se është në kontakt të përditshëm me komandantët ushtarakë, së bashku me shefin e forcave të armatosura, Valery Zaluzhny.

Kujtojmë se, pushtimi rus i Ukrainës filloi në shkurt të vitit 2022 kur Rusia urdhëroi forcat ushtarake ruse që të niseshin drejt Ukrainës. Që prej asaj dite, Ukraina po përballet me pushtimin rus dhe prej javësh po përflitet për mundësinë e një kundërsulmi të forcave ukrainase.

zelensky rusia ukraina kundersulm

Lini një Përgjigje