
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov ka thënë se akuzat e Perëndimit ndaj Rusisë janë një përpjekje për të mbuluar mungesën e dëshirës së saj për të dëgjuar shqetësimet e Moskës.
“Ka akuza nga Uashingtoni, nga kryeqytetet evropiane se Rusia është agresive e kështu me radhë. Kjo është vetëm një përpjekje për të kamufluar mosgatishmërinë e tyre për të dëgjuar shqetësimet tona”, tha Peskov, raporton Tass.
Rikujtojmë se, mbrëmjen e djeshme Rusia sulmoi me dron rajonet e Odessa dhe Mykolaiv në Ukrainën Jugore.
Komanda jugore e ushtrisë së Kievit raportoi se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 3 persona dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur.
Lini një Përgjigje