TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Qershor 2023, 14:38

"Ka shkatërruar bashkëpunimin dypalësh", Rusia reagon pas mbylljes së ambasadës irlandeze në Moskë

Shkruar nga Pamfleti

"Ka shkatërruar bashkëpunimin dypalësh", Rusia reagon

Ministria e Jashtme e Rusisë u shpreh se vendimi i Islandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë ka shkatërruar bashkëpunimin dypalësh.

Islanda deklaroi të premten se aktivitetet do të pezullohen nga 1 gushti për shkak të një niveli të ulët të marrëdhënieve tregtare, kulturore dhe politike midis vendeve. Më tej thuhet se Islanda i kishte kërkuar Rusisë të zvogëlonte aktivitetet e saj diplomatike në kryeqytetin islandez, Reikjavik.

“Vendimi i marrë nga autoritetet islandeze për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë shkatërron të gjithë gamën e bashkëpunimit ruso-islandez. Ne do ta marrim parasysh këtë vendim jomiqësor kur ndërtojmë lidhjet tona me Islandën në të ardhmen. Të gjitha veprimet anti-ruse të Reikjavikut do të pasohen në mënyrë të pashmangshme nga një reagim përkatës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Kur shpalli vendimin e saj, Islanda tha se marrëdhëniet diplomatike nuk ishin ndërprerë dhe se ambasada do të rihapet sapo të normalizohen marrëdhëniet.

rusia moske ambasada irlandeze

Lini një Përgjigje