
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se uria do të përfshijë Rripin e Gazës për shkak të “bombardimeve të vazhdueshme” nga forcat izraelite.
“Uria dhe sëmundjet do të shtohen", tha ai, ndërsa bëri thirrje për mbrojtjen e spitaleve në mënyrë që mjekët të mund të kujdesen për pacientët që vuajnë nga uria, sëmundjet dhe plagosjet.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së më pas bëri thirrje për “një armëpushim dhe akses të plotë humanitar”, në enklavën palestineze.
Kujtojmë se prej 7 tetorit të vitit të kaluar Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ky i fundit u përgjigj duke hyrë në Gaza.
Lini një Përgjigje