TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Prill 2026, 08:02

Paralajmërimi i Trump për NATO-n, BE nxjerr “asin nën mëngë” përballë presionit të SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmërimi i Trump për NATO-n, BE nxjerr “asin nën
Samiti i Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të rajonalë në Nikosia, Qipro

Zyrtarët e Brukselit do të hartojnë një plan se si të përdoret pakti pak i njohur i ndihmës së ndërsjellë i BE-së në rast të një sulmi të huaj, ndërsa kritikat e Donald Trump ndaj NATO-s po përshkallëzohen. 

Liderët e BE-së kanë rënë dakord që Komisioni Evropian “do të përgatisë një plan” mbi mënyrën se si blloku do të reagojë nëse aktivizohet klauzola e ndihmës së ndërsjellë, bën me dije Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, i cili po mirëpret bisedimet.

Sipas The Gaurdian ata diskutuan klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë, nenin 42.7 të traktatit të BE-së, të enjten në mbrëmje, përpara se të dilnin raportime se SHBA po shqyrtonte mënyra për të pezulluar Spanjën nga NATO.

Trump, një kritik afatgjatë i aleancës ushtarake transatlantike, ka shtuar sulmet e tij, duke e konsideruar “NATO-n shumë zhgënjyes”, pasi vendet evropiane refuzuan të përfshiheshin në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit. Këtë muaj ai tha se “pa asnjë dyshim” po shqyrtonte tërheqjen e SHBA-së nga NATO, duke e shtyrë aleancën 77-vjeçare në krizën më të madhe në historinë e saj.

Pedro Sánchez, kryeministri i Spanjës, i cili ka qenë kritiku më i zëshëm evropian i luftës në Iran, tha të premten se Spanja ishte një anëtare besnike e NATO, duke ripërsëritur njëkohësisht kritikat e tij ndaj “dështimit të forcës brutale në Lindjen e Mesme”.

Në këtë kontekst, është rindezur interesi për klauzolën e ndihmës së ndërsjellë të BE-së, e cila u vendos shteteve anëtare “detyrimin për ndihmë dhe asistencë me të gjitha mjetet në dispozicionin e tyre” nëse një vend tjetër sulmohet nga një qeveri e huaj ose nga një aktor jo-shtetëror.

 “Le të themi se France aktivizon nenin 42.7. Cilat vende do të jenë të parat që do t’i përgjigjen kërkesës së qeverisë franceze? Cilat janë nevojat e qeverisë apo të vendit që aktivizon nenin 42.7?”, tha Nikos Christodoulides, presidenti i Qipros.

Sipas tij, çështje të tilla do të jenë pjesë e planit, për të “pasur një plan operacional për t’u vënë në zbatim” nëse dhe kur të aktivizohet neni 42.7.”

paralajmërimi i trump për nato be-trump

Lini një Përgjigje