
Një zarf i dyshimtë i cili përmbante një eksploziv të rrezikshëm është dërguar në Gjykatën e Selanikut.
Dosja i ishte nisur kryetarit të Apelit të Selanikut, ndërsa sapo u konstatua përmbajtja e dyshimtë u njoftuan menjëherë autoritetet dhe gjykatat u evakuuan.
Zarfi ishte bllokuar dhe do të shpërthente sapo marrësi ta hapte. Zarfi, sipas mediave greke, përmbante një sasi vdekjeprurëse dinamiti.
Punonjësit e policisë me përvojë të Departamentit të Asgjesimit të Mjeteve Shpërthyese kanë vazhduar për neutralizimin e bombës.
Lini një Përgjigje