TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Mars 2026, 18:33

"Operacioni amerikan gabim epik", ministri i Jashtëm i Iranit paralajmëron: Do kenë surpriza!

Shkruar nga Pamfleti
"Operacioni amerikan gabim epik", ministri i Jashtëm i Iranit
Abbas Araghchi

Abbas Araghchi akuzon SHBA-në se po destabilizon tregun global të naftës dhe paralajmëron se Irani ka “shumë surpriza” në dispozicion.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, kritikoi ashpër operacionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit dhe i quajti ato një “gabim epik”.

Në një postim në rrjetet sociale, Araghchi përdori shprehjen “Operacioni Gabim Epik”, duke ironizuar emrin që Uashingtoni i ka dhënë fushatës së tij ushtarake, “Operacioni Epic Fury”.

Ai publikoi gjithashtu një pamje të çmimeve globale të naftës për të theksuar ndikimin e konfliktit në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

“Ne e dimë që SHBA-të po komplotojnë kundër centraleve tona të naftës dhe bërthamore me shpresën për të përmbajtur një tronditje të madhe inflacioniste. Irani është plotësisht i përgatitur,” shkroi Araghchi.

Ai shtoi se Teherani ka në dispozicion masa të tjera për t’iu përgjigjur zhvillimeve.

“Edhe ne kemi shumë surpriza në dispozicion,” deklaroi ai.

Në një postim tjetër, ministri iranian theksoi se Irani nuk synon të dëmtojë qytetarët amerikanë.

“Irani nuk dëshiron të dëmtojë amerikanët e zakonshëm,” shkroi Araghchi.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur përplasja midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar rritje të fortë të çmimeve të naftës dhe pasiguri në tregjet globale të energjisë.

abbas araghchi

Lini një Përgjigje