Aromë lufte mes SHBA dhe Iranit. Reuters raporton se ushtria amerikane rrëzoi sot një dron të regjimit iranian (Shahed) që iu afrua një aeroplanmbajtëseje të Marinës Amerikane në Detin Arabik.
Sipas informacioneve, amerikanët ngritën në ajër avionët F-35 për të kapur dhe rrëzuar dronin iranian ndërsa ai i afrohej anijes luftarake USS Abraham Lincoln në Detin Arabik.
Më herët u raportua se anijet luftarake iraniane iu afruan një tankeri amerikan.
Sipas analistëve, regjimi iranian po teston dhe heton përpara diplomacisë, megjithëse kjo është në dyshim pasi zyrtarët iranianë thuhet se kërcënuan të martën se do të tërhiqeshin nga bisedimet me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Ëitkoff, dhe dhëndrin e Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, të cilat pritej të zhvilloheshin të premten në Turqi.
Po ashtu, anije të armatosura iraniane u përpoqën të ndalonin një anije cisternë nafte me flamur amerikan në Ngushticën e Hormuzit të martën, sipas The Ëall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Lini një Përgjigje