TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Prill 2026, 20:15

Numërohen votat e para në Hungari, kryeson opozita

Shkruar nga Pamfleti

Numërohen votat e para në Hungari, kryeson opozita

Sistemi elektoral hungarez është kompleks dhe i dizajnuar në mënyrë që të favorizojë partinë fituese në distrikte, ndaj është herët për të nxjerrë konkluzione definitive...

Me mbylljen e qendrave të votimit, në Hungari ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare. Të dhënat e para nga numërimi i listave kombëtare tregojnë një garë shumë të ngushtë midis partisë në pushtet Fidesz-KDNP dhe partisë opozitare Tisza e udhëhequr nga Péter Magyar.

Nga numërimi i vetëm 1.37 për qind të votave, partia e Orbanit rezulton në avantazh me 53.18 për qind, ndërsa partia opozitare e Magyar e dyta me 38.6 për qind në listat kombëtare. Por në total listat kombëtare dhe ato individuale, udhëheq opozita me 91 mandatet, përballë 76 të Orbanit. 

Kujtojmë se pjesa më e madhe e mandateve (106) vijnë nga zonat një-anëtarëshe (individual electoral districts), të cilat zakonisht favorizojnë partinë më të fortë lokalisht dhe mund të ndryshojnë ndjeshëm tablonë finale

Numërohen votat e para në Hungari, kryeson opozita

Rezultatet e para në listat kombëtare: 

Fidesz – KDNP: 45 mandate 

Tisza: 39 mandate 

Mi Hazánk (partia e ekstremit të djathtë): 9 mandate 

DK (Koalicioni Demokratik): 0 mandate 

MKKP (Partia e Qenit me Dy Bishta): 0 mandate

Listat individuale: 

Fidesz – KDNP: 31 mandate 

Tisza: 52 mandate

të tjerat: 0 mandate

Si ndahen mandatet?

Hungarezët hedhin dy vota të ndara:

106 nga 199 deputetët zgjidhen në zona zgjedhore me një anëtar duke përdorur metodën e shumicës së të parëve.

93 deputetët e mbetur zgjidhen nga një listë e vetme në një zonë zgjedhore "kombëtare".

Kujtojmë se pjesëmarrja në votime është raportuar si shumë e lartë, madje rekord për standardet hungareze, çka mund të ndikojë në shpërndarjen finale të vendeve.

Kujtojmë se sondazhet e fundit para zgjedhjeve i jepnin Tisza-s një epërsi të qartë (rreth 50-57%), me mundësi për shumicë absolute apo edhe dy të tretat në parlament.

Megjithatë, sistemi elektoral hungarez është kompleks dhe i dizajnuar në mënyrë që të favorizojë partinë fituese në distrikte, ndaj është herët për të nxjerrë konkluzione definitive.

Rezultatet e plota priten të dalin gradualisht gjatë mbrëmjes dhe natës, ndërsa numërimi i plotë mund të zgjasë edhe disa ditë për shkak të votave nga diaspora dhe procedurave.

Lini një Përgjigje