TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2025, 18:36

“Nuk më pëlqen dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë”/ Momenti i sikletshëm në takimin Trump-Albanese

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk më pëlqen dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh

Presidenti amerikan Donald Trumpo ka pritur sot në një takim kryeministrin australian Anthony Albanese. Por gjatë konferencës për mediat, Pati një moment të sikletshëm. Një gazetar australian e pyeti Trumpin nëse komentet e mëparshme nga ambasadori i tyre në Uashington kanë ndikuar në pikëpamjet e tij për administratën australiane.

Ai ambasador, i cili ishte ulur në anën tjetër të tryezës, është ish-kryeministri Kevin Rudd.

Në vitin 2020, Rudd shkroi në mediat sociale se besonte që Trump ishte presidenti “më shkatërrues” në historinë e SHBA-së.

Këto komente u fshinë në nëntor 2024 pas fitores zgjedhore të Trump, duke thënë se ai e bëri këtë "nga respekti" për zyrën e presidentit.

Trump dukej sikur nuk e njohu Ruddin në tryezë - por sapo ai u identifikua, Trump shpejt i bëri të ditura pikëpamjet e tij. “Nuk më pëlqen dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje