TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2025, 17:22

“Hamasi do të eliminohet”, Netanyahu: Rikthimi i pengjeve të vrarë, një mision i shenjtë

Shkruar nga Pamfleti

“Hamasi do të eliminohet”, Netanyahu: Rikthimi i pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se rikthimi i pengjeve të vrarë është një mision i shenjtë, teksa lexoi emrat e 16 personave që janë vrarë dhe mbahen ende në Gaza.

Ai theksoi se qeveria po punon intensivisht për këtë qëllim dhe se nuk do të heqë dorë deri në realizimin e tij.

“Ne duhet t’i kthejmë pengjet e vrarë, të gjithë ata që janë vrarë”, u shpreh Netanyahu.

Ai tha gjithashtu se ka diskutuar çështjen para se të vinte në seancë, në takime me këshilltarët e tij, referuar emrave si Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Netanyahu mohoi gjithashtu lajmet se marrëveshja e fundit mes palëve mund të ishte arrirë prej një viti.

“Në asnjë fazë as gjashtë muaj më parë, as një vit më parë, as një vit e gjysmë më parë, Hamasi nuk ishte i gatshëm të pranonte propozimin që kemi arritur tani”, deklaroi ai, duke theksuar se pajtueshmëria e palës tjetër ishte arritur vetëm së fundmi.

Kreu i qeverisë izraelite përsëriti angazhimin e tij për objektivat ushtarake dhe politike: “Ne jemi të vendosur të arrijmë të gjitha objektivat e luftës”.

Netayahu u shpreh gjithashtu se një nga synimet kryesore është eliminimi i Hamasit si aktor diplomatik dhe ushtarak.

Lini një Përgjigje