TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2025, 14:14

“Nuk është koha për shqiponja e lepuj”, Mickoski: Zgjedhjet ishin një mesazh edhe për Ali Ahmetin

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk është koha për shqiponja e lepuj”, Mickoski:

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se partia e tij ka fituar mbi 30 komuna në zgjedhjet lokale.

Në fjalimin e parë pas fitores së zgjedhjeve lokale, Mickoski tha se këto zgjedhje janë mesazh edhe për Bashkimin Demokratik me në krye Ali Ahmetin.

“Këto zgjedhje janë mesazh edhe për BDI-në. Kur Ali Ahmeti rrihte gjoks se ndryshonte kryeministra, i thash ngadalë, qetësohu, prit, do të befasohesh nga rezultati.

Kjo është ajo ditë, çfarë është më me rëndësi, në këto zgjedhje, politikat e etnocentrizmit, nacionalizmit dhe temave artificiale për shqiponja dhe lepuj dhe tema që janë të parëndësishme për qytetarët, janë mposhtur, ndërsa hapet çështja për reforma në opozitë.

Unë nuk dua opozitë të dëgjueshme, por më të koncentruar dhe më me kapacitet se kjo , që flet për shqiponja dhe lepuj”, tha Mickoski.

1 Komente

  1. K
    Kosta.

    Të erdhi dita të tallesh o plehra se Shqiptarët ne trojet nuk kanë mbështetje nga toka AMË turp e skandal posh tradhtarët.

    Lini një Përgjigje