
Prania e dy non gratave dhe filorusëve në qeverinë e re serbe nuk përbën aspak problem për Brukselin. Ndryshe nga SHBA, e cila u deklarua e shqetësuar nga përbërja e kabinetit të ri qeveritar, BE mezi pret të punojë me ta.
Reagimi ka ardhur nga shefi i diplomacisë së jashtme, Josep Borrell, reagim i cili ka ngjallur shumë habi. Ai nuk ka komentuar fare përbërjen e qeverisë, por mezi pret që të punojë me ta.
“Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviç. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriç dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borrell në rrjetin social X.
Pa përmendur drejtpërdrejt lidhjet me Rusinë, ai u shpreh se qeveria duhet të ndjekë vlerat e Bashkimit Europian.
Lini një Përgjigje